Zbardhet mesazhi i Ramës për kryebashiakët dhe deputetët: ‘Bëni punë të ndershme, të mos shkoni në dyert e SPAK’

Zbardhen mesazhet e kryeministrit Edi Rama për socialistët sot në Asamblenë e PS-së. Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar për BalkanWeb mesazhin e Ramës drejtuar kryebashkiakëve, por edhe deputetëve socialistë, duke vendosur kështu pikat mbi ‘i’.

“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, tha ai.

Mes të tjerash ai përsëriti edhe një herë raportin e tij dhe të PS-së me drejtësinë, ndërsa shtoi se; “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”. Po ashtu, në prani të të gjithë socialistëve, Rama vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin Taulant Balla dhe Elisa Spiropalin.

Loading...