Zbardhet misteri i shqiptarit të murosur në vilën luksoze në Itali

Në të shkuarën e tij kishte precendentë dr.oge, e me shumë mundësi, në bazë të gjitha të dhënave të mbledhura deri më tani nga hetuesit, kur u zhduk ishte ende pjesë e botës së k.rimit.

Bëhet fjalë për shqiptarin Astrit Lamaj, i cili sipas asaj që shkruajnë këtë të enjte mediat italiane, u v.ra për çështje që lidheshin me shpërndarjen e dr.ogës.

Trupi i 47-vjeçarit shqiptar, i cili jetonte në Genova, u gjet mëngjesin e 15 Janarit në murin e “Villa degli occhi”, në Senago të Milanos.

Kockat e tij kishin dalë jashtë gjatë punës për rikonstruksionit e kësaj vile.

Karabinierët, falë mjekut ligjor, përcaktuan menjëherë që trupi i përkiste një burri të moshës 35-45 vjeç. Vr.asja e tij, gjithnjë sipas hetimeve të deritanishme, ka ndodhur të paktën 5 vjet më parë.

Zhd.ukja e 47-vjeçarit në Genova u denoncua në Janar të 2013-s. Ai besohet se është vr.arë pikërisht në atë kohë, megjithatë mbetet e paqartë nga kush dhe sesi përfundoi në murin e vilës së Senago.

Vr.asja, për karabinierët dhe prokurorinë e Milanos, është kryer nga bota e kr.imit që drejton tr.afikun e lëndëve na.rkotike mes Genovas dhe Milanos, shkruan tvKlan.Mediat italiane, duke cituar burime nga grupi hetimor, thonë se vr.asësi mund të identifikohet shumë shpejt.

Astrit Lamaj ishte nga fshati Trevëllazër i Vlorës. Pas gjetjes së trupit të tij, për mediat shqiptare familjarët treguan se ai ishte larguar drejt Italisë për shkaqe ekonomike. Ai kishte humbur kontaktet me familjen 5 vjet më parë.

Loading...