Zbardhet ngjarja e rëndë në Dibër – I preu veshët kunatit

Policia e Dibrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë, ku një person mbeti i vrarë dhe u plagosen dy të tjerë.

Viktime mbeti dhëndri i familjes, i cili një ditë më parë i preu veshet kunatit të tij.
NJOFTIMI
Policia zbardh e dokumenton plagosjen me mjet prerës të 2 shtetasve, si dhe vrasjen me thikë të autorit të dyshuar të plagosjes së tyre.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit:
– V.Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim;
– G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim.

Loading...