Policia e Korces deklaroi se ka zbardhur shkakun e përplasjes mes dy komshinjve në qytetin e Korçës, ku mbrëmjen e se enjtes mbeti i vrare 67 vjeçari Perikli (Petrika) Treska.
Policia arrestoi autorin mëngjesin e të premtes. I dyshuari Apostol Bozhgolli është konfliktuar me viktimën për dritën e shkallës në pallat.
Mesohet se pas sherrit autori e ka goditur me thikë në hyrje të banesës Treskën. Vrasja është kryer në kushtet e konfliktit pasi 65 vjeçari Bozhgolli e ka goditur plot 9 herë komshiun e tij dhe më pas e ka nxjerrë atë në hyrje të pallatit.
Gruaja e viktimes Petrika Treska, ka gjetur të shoqin ende gjallë, por pavarësisht se 67 vjeçari është dërguar në spital, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Mjeket ligjore kane thene se viktima kishte 5 goditje thike në kurriz, 3 në gjoks dhe një në zemër. Fqinjët e konsideronin Petrikën si një njeri të qetë dhe që nuk kishte shkaktuar asnjëherë probleme në lagjen ku jetonte.
Autori i dyshuar i ngjarjes nuk ka pranuar të flasë para hetuesve, ndërja kjo ngjarje shënon dhe të parën vrasje në këto 6 javë të karantinimit të të gjithë Shqipërisë për shkak të koronavirusit.
Viktima i krimit ne Korce punonte si teknik celularesh ne qytetin e Korces, citon lajmifundit.al.