Zbardhet tentativa e vrasjes së 33-vjeçarit dje në Fier, 3 persona në pranga dhe 1 në kërkim

Është zbardhur ngjarja që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Sulaj të Fierit, ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Pashk Palnikaj. Bëhet me dije se janë arrestuar tre persona, Kiri Mërnica, Mirand Mërnica dhe Liri Biçaku, ndërsa është shpallur në kërkim Robert Mërnica.

Bëhet me dije se janë arrestuar tre persona, Kiri Mernica, Mirand Mernica dhe Liri Biçaku, ndërsa është shpallur në kërkim Robert Mernica. Rezulton se Kiri Mernica, Mirand Mernica dhe Robert Mernica janë kushërinj me njëri-tjetrin, ndërsa Liri Biçaku është shok i tyre.
Këta të fundit dhe Pashk Palnikaj, lindur në Tropojë dh ebanues në fshatin Sulaj të Fierit, u përfshinë në një konflikt për shkaqe banale të tipit “pse më sheh”, ndërsa situata degradoi ndërsa 33-vjeçari u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.

Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

Loading...