Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion ka vendosur ditën e hënë vazhdimin e masës arrest me burg për të të arrestuarit për inceneratorin e Elbasanit Pëllumb Abeshi, Serafin Papa dhe Bardhul Çabiri.
Në vendin e GJKKO thuhet se për të 3 personat do të vijojë masa e arrestit me burg, pavarësisht se avokatët e tyre kanë kërkuar lehtësim të masës.
Pëllumb Abeshi i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Politikave në Ministrinë e Mjedisit akuzohet për shpërdorim detyre.
Ndërkohë për Serafin Papën i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim është dhënë masa arrest me burg, ndërkohë që më herët ishte dhënë masa arrest shtëpie.
Loading...