Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, që të enjten dënoi me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Sipas vendimit, Llalla do ta vuajë dënimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme. Ndërsa pasuritë e tij, që u konfiskuan me vendim gjykate, do t’i kalojnë shtetit.
Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës. Llallës po ashtu i është hequr e drejta për pesë vite që të ushtrojë funksione publike.
Loading...