‘Zbarkojnë’ në selinë blu Bylykbashi dhe Vasili, u bashkohet dhe Kryemadhi me dorë të fashuar

Pas përfundimit të takimit, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në selinë blu ku pritet të zhvillojnë konsultimet lidhur me diskutimet e bëra gjatë 7 orë takimi në rezidencën amerikane.

Në selinë e PD pak minuta më pas ka ardhur edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ajo që ka rënë në sy është se Kryemadhi u shfaq me dorë të fashuar dhe probleme me ecjen, duke lënë të kuptohet se mund të ketë pësuar ndonjë incident.

Loading...