Lufta brenda PS-së sot ka arritur në nivele të larta, deri në arrestime.
Përplasja e brendshme mes të deleguarve të PS-së në zona dhe kryebashkiakëve të emëruar bëri që sot Agim Kajmaku të shpallet në kërkim nga policia, pasi akuzohet për falsifikime.Prokuroria akuzon Kajmakun se ka falsifikuar vendimin për shkarkimin e dy nënkryetarëve të tij në Bashkinë e Vorës.
Pas shkarkimi nga KQZ-ja, ministrja e Edi Ramës, Belind Balluku kishte parashikuar që të vendoste në krye të kësaj bashkie, Laureta Omerajn, e cila mbante postin e nënkryetares.
Por ditën e shkarkimit Agim Kajmaku ka vendosur që ta shkarkojë nga detyra Omerajn dhe nënkryetarin tjetër, Hekuran Brahimaj.
Menjëherë ai ka emëruar Gentian Picarin si zv/kryetar të Bashkisë dhe automatikisht kryetar në detyrë, pas shkarkimit të Kajmakut.
Këto janë 3 vendimet e Agim Kajmakut për të cilat ai është shpallur në kërkim për tu arrestuar.