Ashtu siç e kemi raportuar dhe më herët detektivët e Dublin kanë gjetur pjesët e trupit të një njeriu të futur në një çantë sportive.
Mediat kanë zbuluar detaje të reja, pasi gjymtyrët e gjetura i përkasin një djali 17 vjeçar të vrarë në mënyrë brutale.
Keane Mulready-Woods u shpall i humbur me datë 12 janar rreth orës 6 pasdite, kohë kur edhe familjarët e kishin parë për herë të fundit.
Mësohet se pas kësaj ngjarje të rëndë qendrojnë bandat irlandeze, të cilat pasi e vranë 17 vjeçarin e ndanë trupin e tij në copa-copa. Një pjesë e trupit të tij u gjet në një çantë sportive në Coolock, ndërsa pjesa tjetër e trupit u gjet në makinë e djegur të Mërkurën në Drumcondra.
Detektivët e përshkruan vrasjen si “një sulm brutal dhe të egër ndaj një fëmije”.
“Ky është një sulm brutal dhe i egër ndaj një fëmije dhe është plotësisht i papranueshëm në çdo shoqëri normale demokratike. Niveli i dhunës është tronditës dhe hetimi për vrasjen e Keane po bashkërendohet edhe nga Drogheda Garda Station”, thuhet në komunikatë e policisë.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar drejt këtij krimi makabër.