“Societe Generale Albania” dhe “Tirana Bank” janë dy institucionet financiare që kan humbur shumat më të mëdha financiare nga grabitja e ndodhur në Rinas këtë javë.
Autorët me në krye Admir Muratajn kanë sulmuar pnonjësit e aeroportit brenda në pistë rreth orës 15.00 të së martës në një kohë kur po vendoseshin në avionin e linjës Tiranë-Vjenë paratë e blindit të tretë të mbërritur nga Tirana Bank.
Sipas të dhënave të policisë, autoblindat me paratë e bankës Societe Generale Albania kanë qenë me targa AA 258 VG, AA 203 SS dhe AA 415 LH. Ata janë nisur në orën 12:40 nga Tirana dhe mbërritën në Rinas në orën 13:35.
Blindat e bankës së dytë me targa AA 742 UH, AA 857 SD dhe AA 514 LU janë nisr në orën 12:35 dhe mbërritën në aeroport në orën 13:30.
Ndërsa mjetet e policise private që kishin paratë e Tirana Bank, me targa AA 357 OX, AA 956 SN dhe AA 356 OX u nisën nga Tirana në orën 11:40 dhe mbërritën në Rinas në orën 12:32, ka cituar klan.
Ekspertët e sigurisë kanë dhënë alarmin për faktin se në këtë transfertë të mbi 10 milionë eurove nga Shqipëria drejt Austrisë, nuk janë respektuar rregullat e sigurisë me vendosjen e ngjyruesit brenda thasëve dhe me pajisjen e tyre me GPS për gjetjen e vendodhjes edhe pas vjedhjes.
Paratë e vjedhura kanë qenë të siguruara por kjo nuk e shlyen dëmin i cili gjithsesi do të godasë financat e kompanive siguruese por edhe kredibilitetin e bankave./lajmifundit.al