Gjatë ceremonisë së përurimit do të performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare ndërsa spektakli mësohet se është organizuar nga Ardit Gjebrea.
“Anabel.al” zbulon se e para që do të hapë spektaklin do të jetë këngëtarja Era Istrefi, e cila do të performojë këngën zyrtare të FIFA Ëorld Cup 2018, “Live it up”.
Më pas do performojë Flori Mumajesi këngën “Kuq e Zi”, për t’u pasuar nga “Xhamadani vija vija”, që do të këndohet nga Aurela Gaçe.
Këngëtarja Juliana Pasha do të performojë “Himnin e flamurit”, ndërsa pas saj do ta mbyllë Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “La Marseillaise”.
Në orën 20:30 pritet të nisë ceremonia e përurimit, ndërsa ndeshja 15 minuta më vonë.
Loading...