Zbulohen fotot e dy vëllezërve që u ekzekutuan sot në Durrës

Zbulohen fotot e dy vëllezërve që u vranë në Durrës. 

Këta janë Viktor dhe Besmir Haxhia, të cilëve iu bë atentat mesditën e sotme.

Drejt tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe asnjë prej vëllezërve nuk kanë mbijetuar dot. Njëri prej vëllezërve është avokat, i diplomuar pranë Fakultetit Juridik.

Dy viktimat ishin me orgjinë nga Puka dhe banonin në lagjen 13 në Durrës.

Dyshimet e para lidhen me një borxhet për makinat. Pas identifikimit është bërë largimi trupave të tyre drejt morgut. 

Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani.

 Një pjesë e bizneseve kanë qenë të mbyllura, por pritet që të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët.

Loading...