Monedha të rralla dhe vathë floriri janë zbuluar në Mesdheun antik në portin e Caesarea në Izraelin verior, më shumë mundësi të lënë pas nga pushtuesit e qytetit gjatë Kryqëzatave, 900 vite më parë.
Autoriteti i Antikave në Izrael njoftoi të hënën gjetjen e një ene prej bronzi me rreth 24 monedha ari dhe vathë.
Sipas autoriteteve, thesari u gjet midis dy gurëve afër një pusi, në një lagje që daton 900 vite më parë, gjatë periudhave Abbaside dhe Fatimide.
Drejtuesit e gërmimit, Peter Gendelman dhe Mohammed Hatar u shprehën se monedhat mund të datojnë deri në fund të shekullit të 11-të.
Ky shpjegim bën të mundur lidhjen e thesarit me pushtimin kryqtar të qytetit në vitin 1101, e cila ishte një nga ngjarjet më dramatike në historinë mesjetare të vendit.
(BalkanWeb)