Zbulohen shenjat e para të zhdukjes së aeroplanit të futbollistit

Kërkimet e policisë për lojtarin argjentinas, Emiliano Sala, po vazhdojnë. Së fundmi po dyshohet se aeroplani ku ishte piloti dhe Sala thuhet se ka rënë në një ishull afër Britanisë së Madhe, që quhet Burhou.

Aeroplani me të cilin Sala po udhëtonte nga Nantes në Cardiff u zhduk të hënën, pasi e humbi kontaktin me qendrën Casquets për kontrollin e trafikut ajror, rreth 13 kilometra larg ishullit Guernsey të Britanisë së Madhe.

Kërkimet me helikopterë dhe anije po vazhdojnë, por ende asgjë konkrete nuk është gjetur.

Mirëpo një tym është parë në ishullin Burhou, dhe një person e ka fotografuar pamjen, që besohet se është tym i lëshuar nga ndriçuesit që përdoren në raste emergjente.

Pas kësaj priten lajme pozitive, dhe është sugjeruar që të fillojnë kërkimet nga policët edhe në tokë, pasi në këtë ishull nuk jetojnë njerëz.

Loading...