Zbulohen tre parcela me kanabis, trafikantët i shpëtojnë policisë

Policia e Kufitare e Durrësit ka zbuluar tre parcela të mbjella me kanabis.

Ato janë gjetur në zonën e Kepit të Rodonit, te vendi i quajtur “Përroi i mullirit”. Siç raporton gazetarja Haxhiaj, në një parcelë janë gjetur 150 rrënjë kanabis, ndërsa në dy të tjerat nga 50 rrënjë.
Ato janë zbuluar gjatë një aksioni të policisë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa ishin mes zonave pyjore, larg prej banesave. Autorët që ruanin parcelat janë larguar, ndërsa policia po punon për asgjësimin e fidanëve.

Loading...