Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në Portin e Durrësit iu gjetën armë në furgonin me të cilin ai po lëvizte.
Mësohet se në lidhje me ngjarjen është ndaluar Jetmir Koloshi, të cilit iu gjetën 8 pistoleta. Ngarkesa e dyshimtë u konstatua fillimisht kur mjeti ka kaluar në skaner dhe pas sinjalizimit nga punonjësit e skanerit.
Policia në port ka ushtruar kontroll fizik në furgonin tip Mercedes Benz, dhe në bagazh është konstatuar një tavolinë rreth 1 metër e gjysmë e gjatë, e mbështjellë me letër transparente.
Në brendësi të tavolinës ndodheshin të fshehura 8 pistoletat dhe municion për to.
Loading...