Zbulohet arsyeja për ‘Blackout-in’ e Facebook

Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Whatsapp, të treja në pronësi të Mark Zuckenberg, kanë rënë dje në “blackout” për disa orë dhe u rikthyen sërish në funksion të qytetarëve pak para mesnate.
Sipas ekspertëve të fushës, Facebook kishte probleme me DNS, sistemin e emrit të domainit. “DNS” shpesh krahasohet me një libër adresash ose një libër telefoni për internetin, që tregon shfletuesit në sistemin kompjuterik. Në të kaluarën problemet me “DNS” çuan në ndërprerje në disa vende.

Ndërkohë, bëhet me dije se mëngjesin e djeshëm punonjësit e Facebook kanë patur probleme për të hyrë në godinën e rrjetit social, pasi nuk punonin serverat e sigurisë në katin e parë.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, ish-punonjësja Francis Hogen nxori të dhëna se si rrjeti social manipulonte algoritmin, duke i ofruar përdoruesve më shumë përmbajtje negative dhe me urrejtje, në mënyrë që të nxisë reagimet dhe të ketë më shumë përfitime.

Loading...