Zbulohet arsyeja që dha nëndrejtori i Kadastrës Vlorë për dorëheqjen

“Dorëheqje për arsye personale”

Kjo ka qenë arsyeja që ka dhënë nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës, Ardian Musta.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti tha se dorëheqja e papritur e Mustës erdhi fill pas shkarkimeve në bllok të drejtorit dhe nëndrejtorit tjetër të Kadastrës.

“Nëndrejtori Ardian Musta ka deklaruar se dorëheqja ka qenë për arsye personale. Këto dorëheqje dhe shkarkime kanë ardhur në bllok.

E habitshme ishte dhe prania e efektivëve të Antikrimit Ekonomik, të cilët kanë qenë në disa zyra në këtë institucion, ndërsa po hetohen disa dosje. Efektivët kanë qëndruar rreth 2 orë e gjysmë në Kadastër dhe më pas janë larguar”, -raportoi Mehmeti.

Loading...