Selmani ka deklaruar se kanë pasur mosmarrëveshje me nje grup tjetër dhe për shkak të përplasjes mes dy grupeve, ka pasur frikë se do mbetej viktimë ndërsa me Leonard Duken dhe vëllain e tij ka thënë se njiheshin prej vitesh dhe kishin miqësi të ngushtë.
Ilir Selmani ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, pjesë e klanit Duka. Selmani është arrestuar në një banesë ku jetonte prej disa kohësh me persona të tjerë, ndërsa arrestimi i tij ndodhi pas një operacioni të policisë në bashkëpunim me FNSH.
Policia e Shtetit ka njoftuar me 3 Mars të këtij viti se në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit dy personazhe të tjerë nga bota e krimit do t’ju duhet duhet të plotësojnë formularin për justifikimin e pasurisë.
Shkresa për vetë-deklarim është bërë ndaj Eljon Hatos, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e ndodhur në ish-bllok dhe Ilir Selmani i klanit ‘Duka’ i akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Santiago Malkos.
Në këtë ngjarje janë të përfshirë Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Fatmir Hyseni (i njohur ndryshe me pseudonimin Doqja) si dhe Aleksander Maxhaku.
Dy vëllëzerit Duka janë gjithashtu të skeduar për trafik ndërkombetar droge. Kultivimi i drogës bëhej pikerisht në fshatin e tyre dhe nisej drejt Gjermanise. Ka informacione dhe shkresa të ardhur nga Gjermania ku kërkohet informacion per kete grup kriminal. Janë të dyshuar për një sërë ngjarjesh te cilat i kane shpetuar policies.
Për vrasjen e Malkos, një muaj më vonë policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.