Pas denoncimit të bërë paraditen e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku sipas një mesazhi të ardhur ne telefonin e tij, thuhej se dy vajza të shkollës 9 vjeçare të Selenicës ishin përdh.unuar nga një i rritur, dhe ky institucion ishte në dijeni, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë.
Sipas mesazhit të postuar nga Berisha, pretendohej se dy të miturat, në shtëpinë e njërës prej tyre që jetonte me gjyshërit, ishin përdh.unuar nga një djalë “me tatuazhe”, ndërsa në dijeni ishte edhe shkolla, e më pas vajza e cila kishte shkuar në shtëpinë e shoqes, kishte bërë denoncim në polici, duke thënë se ishte përdh.unuar.
Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Perparim Shametaj, ka deklaruar sot, se janë vënë në dijeni të rastit, ndërsa pohon se vajza ka bërë denoncim në polici dhe pas një dite e ka tërhequr.
“Panorama” mëson se pas ekzaminimit mjekësorë që i është bërë të miturës, nuk janë konstatuar shenja dh.unimi ose përdh.unimi, ndërsa një ditë më pas ajo ka tërhequr dëshminë, duke deklaruara se e kishte bërë për inat të shoqes.