Në vitin 1950, në moshën 19 vjeçare Masar Krasniqi, emigroi nga Kosova drejt Zelandës së Re, me të vetmin qëllim që në çdo kohë t’i shërbejë çështjes kombëtare.
Anëtarët e Komitetit të Xhamisë që përpos Krasniqit ishin edhe Hajji Abdul Rahim Rasheed, Said Alvi, Mohammed Yakub Patel dhe Hajji Mohammed Hussein Sahib – atë kohë lanë në hipotekë shtëpitë e tyre si garanci për ndërtuesin e këtij objekti fetar.
Ai thotë se gjatë veprimtarisë së tij takoi personalitete të njohura botërore si Dalai Lama, Nënë Tereza, Bill Clinton. U takua edhe me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Madje, për shërbim ndaj komunitetit ai u dekorua me medalje nga shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II, shkruan Zhurnal.mk
Ndryshe, dje në Zelandë të Re kanë v.dekur 49 persona si pasojë e një s.ulmi te.rrorist në dy xhami.