Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit në në rrugën ‘Zef Jubani’, Tiranë.
Policia ka mundur të arrestojë tre nga autorët e dyshuar për vrasjen e Kurtit, ndërsa një tjetër është në kërkim.
Por personi që e ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend, është ende në kërkim.
Shqiptarja mëson se i kërkuari është Klodjan Bane.
Tre të arrestuarit kanë pasur role të ndryshme në ekzekutimin e Kurtit, ta ndiqnin atë prej dy javësh, duke i hapur terren ekzekutorit për ta qëlluar poshtë hyrjes së pallatit, teksa 26-vjeçari Kurti po ngjitej për në banesën e tij ku jetonte me nënën.
Loading...