Mediat italiane njoftojnë sot pas dhjetë vjet torturash, gruaja me origjinë shqiptare ka marrë guximin për të treguar se çfarë po ndodhet në një apartament të bashkisë në provincën e Cosenza.Hetimet, që lejuan prokurorin të hedhë dritë mbi çështjen, zgjatën shtatë ditë dhe përfunduan me me urdhra për paraburgim të pesë personave,
Ata u arrestuan nga Policia e Cozenca dhe akuzohen në mënyra të ndryshme për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.
Në shtëpinë e torturës u gjetën edhe mjete për praktika seksuale sadomazokiste.
Hetimet për dhunën seksuale filluan pasi ndodhi një lidhje jashtëmartesore, tha Cataldo Pignataro nga komisariati i Cigliano Rossano, lidhje jashtëmartesore midis gruas shqiptare dhe një burri që me kohë u kthye në një makth të vertetë për të.
Një marrëdhënie sentimentale u kthye në dhjetë vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale me burra të tjerë që vinin për ta përdhunuar viktimën, deri edhe 20 njëkohësisht.
Hetimi nën koordinimin e prokurorit Eugenio Faciolla falë rrëfimit të gruas shqiptare çuan dhe në zbulimin e një plantacioni me marihuanë.