Arsyeja e këtij afrimiteti është jetesa e tij për 3 muaj në një qytet shqiptar, Tetova.
Ky detaji mjaft interesant u rrëfye nga kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi gjatë një dalje publike në emisionin T7.
Sipas rrëfimit, rreth 21 vite më parë- para se të zgjidhej kryeministër e më pas President- aso kohe kryetar i Stambollit, Erdogan u dënua me 10 muaj burg për nxitje të dhunës dhe të urrejtjes fetare e racore.
Ish-numri një i Stambollit vuajti dënimin për 4 muaj, nga 24 marsi deri më 27 korrik të vitit 1999, dhe më pas shkoi të jetonte 3 muaj në Tetovë.
Loading...