Zbulohet identiteti i 20 vjecarit shqiptar që humbi jetën në ak.sident

Manuel Toska, 20 vjeç, është shqiptari i cili humbi jetën në një aksident tra.gjik në Itali, rreth orës 7 të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Sipas raportimeve të mediave italaiane, i riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Alfa 147”, ngjyrë gri.

Në rrugën që lidh Gallipoli-n me Sannicola-n, në fshatin Chiesanuova, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë, duke u batuar.

Impakti ka qenë fatal për Toskën, i cili nuk ka mundur të mbijetojë.

Një hetim ka nisur nga autoritet italiane për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Loading...