Xhindi u dogj brenda fabrikës së kanabisit teksa mediat angleze kanë zbuluar edhe foton e tij. 43- vjeçari bashkë me mikun e tij 20- vjeçar kishte ardhur në Angli si emigrant ilegal dhe mbahej kundër vullnetit të tij si punëtor në fabrikë, sipas autoriteteve angleze.
Policia thotë se dy shqiptarët ishin të bllokuar në fabrikën e cila ishte e mbyllur dhe ata nuk kishin asnjë mundësi për të dalë. Por viktimë nga zjarri mbeti vetëm Xhindi, kurse shqiptari tjetër me një person tjetër u shpëtuan.
Humb jetën një 43-vjeçar shqiptar nga një zjarr që përfshiu fabrikën e kanabisit në Angli.
Sipas mediave të huaja, ai ishte bllokuar brenda fabrikës pasi mori flakë, bashkë me një tjetër person, gjithashtu shqiptar.
43-vjeçari humbi jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa 20-vjeçari mundi të mbijetonte dhe aktualisht është larguar edhe nga spitali, pasi mori ndihmën mjekësore.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes, më 4 qershor, në një fabrikë në Brierley Hill.
Për arsye ende të paqarta, fabrika ku rritej dhe përpunohej kanabisi mori flakë bashkë me dy shqiptarët brenda.
Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, ndërkohë që një nga detektivët u shpreh se ata ishin viktima të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar./lajmifundit