Alina Kabaeva, e dashura e Vladimir Putin dyshohet se fshihet në një shtëpi private në Zvicër së bashku me katër fëmijët e tyre të vegjël.
38 vjeçarja dhe Putin mendohet se kanë 2 djem dhe dy vajza binjake 7-vjeçare, të cilët kanë pasaportë zvicerane. “Teksa Putin vret njerëz të pafajshëm në Ukrainë, familja e tij është strehuar në një shtëpi private dhe të sigurt në Zvicër”, tha një burim për Page Six.
Romanca mes atletes dhe presidentit rus u përfol për herë të parë në vitin 2008. Në vitin 2015 raportohet se ishte shtatzënë me liderin rus.
Ish gjimnastja Kabaeva ka marrë 2 medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian. Arsyeja përse i ka fshehur në një shtëpi private dyshohet se është për shkak të luftës në Ukrainë që prej më shumë se 10 ditësh është nën pushtimin e forcave ruse.