Lajmi i arrestimit të këngëtares së njohur shqiptare, Elsa Lila në Itali bëri shumë bujë në mediat ndërkombëtare dhe në vendin tonë. Këngëtarja ishte në mesin e 13 personave që trafikonin lëndë narkotike midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës.
Sipas mediave italiane këngëtarja ka patur rolin e financieres në grupin e trafikimit të lëndëve narkotike dhe ishte “e besuara” e kokave të grupit.
Arrestimi tronditi gjerësisht shqiptarët të cilët e njihnin këngëtaren me zërin e saj brilant.
E dinit që avokati i njohur Saimir Vishaj është daja i Elsës. Ai publikon herë pas here në profilin e tij në rrjetet sociale foto të motrës së tij të ndjerë, nënës së Elsa Lilës e cila u vra në ’97.
Elsa Lila dhe daja i saj duket se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë, pasi në rrjet qarkullojnë disa foto të tyre ku shihen mjaft të hareshëm. Por avokati nuk ka bërë asnjë reagim përsa i përket arrestimit të mbesës së tij.