Zbulohet kush është komanduar në krye të OFL-së

Hekuran Bregu është komanduar në krye të Operacionit Forca e Ligjit gjatë ditës së sotme. Bregu është një oficer me eksperiencë ne hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko- financiar.

Ky vendim u mor pas pezullimit nga detyra të drejtorit të Drejtorisë Qëndrore, në departamentin e policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Artan Shkëmbi. Pezullimi ndaj tij u mor me vendim të GJKKO-së për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Bëhet me dije se ishin autoritetet gjermane informuan SPAK se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin.

Për këtë arsye SPAK i kërkoi gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pezullimin e zëvendës drejtorit të operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi. Vendimi i është komunikuar Shkëmbit nga ana e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Mësohet se policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në Gjermani. Autoritetet kanë mësuar dhe kanë ngritur dyshime ndaj numrit dy të OFL në Shqipëri se ai kishte informuar subjektin nën hetim nga Gjermania.
Akuza e ngritur nga SPAK është shpërdorim detyre dhe nxjerrje sekreti, ndërsa hetimi po vijon, ndërsa masa e marrë është paraprake për t’i hequr oficerit të policisë çdo kontakt me informacionet sensitive.

Loading...