Zbulohet materiali më i vjetër që ka ekzistuar në Tokë

Shkencëtarët që ishin duke e studiuar një meteorit e kanë zbuluar materialin më të vjetër të njohur që ka ekzistuar ndonjëherë në planetin tonë.

Ata gjetën grimca brenda një guri të rënë nga hapësira në Toë në vitet e gjashtëdhjeta, të cilat janë të vjetra rreth 7.5 miliardë vjet.

Grimcat më të vjetra ishin formuar në yje që ishin krijuar shumë kohë para krijimit të sistemit tonë diellor.

Kur yjet vdesin, pjesët përbërëse të tyre përhapen në hapësirë. Këto grimca më pas bëhen pjesë e yjeve, planetëve dhe meteoritëve të rinj.

“Ato janë mostra të ngurta të yjeve, me fjalë të tjera, janë pluhur i vërtetë i yjeve”, tha autori kryesor i këtij studimi, Phipill Keck, i cili punon në Universitetin e Chicago-s.

Një ekip i shkencëtarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra i analizuan 40 pjesë të një meteoriti që kishte rënë në Australi në vitin 1969.

Për ta zbuluar moshën e këtyre grimcave, hulumtuesit e matën kohën e ekspozimit të tyre ndaj rrezeve kozmike në hapësirë.

Disa nga këto rreze ndërveprojnë me materien dhe formojnë elemente të reja. Sa më gjatë që këto grimca janë ekspozuar ndaj rrezeve, aq më shumë elemente të reja formohen, shkruan “BBC”.

Loading...