Një gjarpër i rrallë me dy koka është zbuluar nga disa ambientalistë në SHBA.
Zvarraniku helmues u gjet në një pyll në New Jersey dhe ka dy koka, rrjedhimisht ka edhe katër sy dhe dy gjuhë.
Sipas ambientalistëve do të ishte e vështirë për këtë gjarpër që të mbijetonte në natyrë pasi ai është i ngadaltë, ngaqë kokat luftojnë se në cilin drejtim të marrin trupin dhe nuk bien në “kompromis” me njëra-tjetrën.
Sipas ambientalistëve kokat luftojnë me njëra-tjetrën edhe për ushqimin, pasi nuk e kuptojnë se ai shkon në të njëjtin trup, ndaj mbijetesa e tyre mund të jetë shumë e vështirë.
Loading...