Një plan tjetër i tmerrshëm i Adolf Hitlerit, i cili deri më tani kishte qenë sekret është zbuluar.
Mësohet se arkivi kombëtar i Kanadasë ka blerë një libër të rrallë, i cili besohet se mund të ketë ndihmuar nazitët për të krijuar një ide se si mund të shfarosnin hebrenjët në Amerikën e Veriut.
Ky libër ka qenë dikur pjesë e bibliotekës personale të Adolf Hitlerit. Në të jepen të dhëna të detajuara mbi popullatën hebreje në qytete të ndryshme, si dhe organizatat e gazetat më të rëndësishme që u shërbenin komuniteteve hebraike kanadeze dhe amerikane.
Libri përbëhet nga 137 faqe dhe është i shkruar në gjuhën gjermane dhe si autor ka Heinz Kloss, i cili punoi në terren në SHBA në fundin e viteve 1930.
Ndërsa eksperti Michael Kent ka thënë:
Ky libër do të përbente shtyllën e një “Zgjidhjeje përfundimtare për Kanadanë” , duke i lejuar autorëve të Holokaustit të dinin paraprakisht se ku të shkonin për të gjetur hebrenjte dhe sa prej tyre mund te grumbullonin.”