Zbulohet një varrezë e kohës romake në Apolloni, ndërpriten punimet për ndërtimin e rrugës

Gjatë punimeve për ndërtimin e by-pass-it të Apolonisë janë zbuluar gjurmët e një varreze masive që i përkasin Periudhës Romake, për pasojë rruga do të spostohet, ndërsa po të vijojnë gërmimet nga arkeologët. Studiuesi dhe arkeologu Neritan Ceka u shpreh se është gërmimi më i madh arkeologjik i kohëve të fundit.

‘Këto gjëra që kanë zbuluar arekeologët, ndodheshin jashtë këtij muri, jo vetëm brenda mureve rrethuese, por edhe jashtë mureve zhvillohej Apolonia antike.

Në fillim me furrat për prodhimin e qeramikës, këtu kemi një nga kanalet kryesore që kanë zbuluar arkeologët, kanë zbuluar ura dhe ajo që duket pas janë strukturat e urave të ndërtuara në fillim të shekullit të 4 para erës sonë dhe e dyta në shek. e 3. Pra kemi një distancë 700 vjet të depozituara prapa meje, të cilat nëse nuk do të kishin vepruar arkeologët do të ishte një histori e mbyllur.
Si rrjedhim është marrë vendimi që në këtë pikë të spostohet rruga të bëhet një hark, pjesa tjetër do të mbetet e zbuluar për t’u treguar vizitorëve që Apollonia u zhvillua për 700 vjet edhe jashtë kufijve të saj.’- tha studiuesi Neritan Ceka.

Arkeologët që po kryejnë gërmimet Vangjel Dimo dhe Syrja Lela thanë se zbulimet janë mjaft të rëndësishme pasi përpos varrezës është zbuluar edhe furra e qeramikës që i përket shekullit të 5 para Lindjes së Krishtit.

‘Kemi varrezat e qytetit, nga shek. i 3-4 pas Krishtit. Brenda kësaj zone kemi hasur edhe monumente më të hershme, këtu kemi një nga furrat për prodhimin e qeramikës e tjegullave se Apollonia ka qenë në një zonë të varfër me gurë.’- tha më tej arkeologu Vangjel Dimo.

‘Këtu jemi në sektorin më të rëndësishëm të varrezës romake se varret janë të ndara në parcela gjë që ndodh rrallë në territorin e Shqipërisë dhe brenda tyre kemi grupime familjare për ♪5do parcelë. E rëndësishme është që kanë dalë shumë pjesë të mureve të parcelave që nuk janë zbuluar më parë.’- tha arkeologu Syrja Lela.

Ata thanë se deri më tani është kryer vetëm gjysma e punës për zbulimin e nekropolit, ndërsa kërkuan nga autoritet të vazhdojnë punën pa pengesa.

Loading...