Zbulohet partnerja e Noizyt, kudo me të nëpër evente

Ndonëse është ndër personazhet më të klikuar dhe më të ndjekur, pak dihet për jetën e tij private. Noizy prej vitesh është deklaruar si një ndër beqarët më të kërkuar. Pas disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm. Madje, në deklaratat e tij, ai pohonte se do ta shikonim edhe shumë gjatë single. Por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Përballë Xheraldinës në emisionin “N’majë t’gjuhës”, ai ka folur ndoshta për herë të parë për jetën private. Veç batutave dhe bisedës për karrierën, Noizy ka folur për herë të parë edhe për vajzën që i ka fituar zemrën. Me sa duket, ai ka tashmë dikë në krah dhe shumë shpejt është duke planifikuar edhe dasmën.

Natyrisht, duke mos dashur të zbulojë më shumë, ai na ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra. “Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, shprehet ai. Urimeve të moderatores ai i është përgjigjur me një buzëqeshje, duke konfirmuar kështu planet e afërta që e presin në jetën private. E duket se më në fund paska dalë një vajzë që t’ia fitojë zemrën reperit rebel.

Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, duket se lidhja e tij është konsoliduar tashmë dhe vajza nga Dibra ndoshta shumë shpejt do të jetë edhe bashkëshortja e tij. Bëhet me dije se lidhja e tyre ka nisur disa vite më parë, duke u shndërruar shpejt në një marrëdhënie të afirmuar dhe pranuar nga miqtë dhe të afërmit.

Dibrania e Noizyt e shoqëron të dashurin thuajse në çdo udhëtim që ai ka, duke përfituar kështu nga koha për të shijuar edhe disa ditë relaksi së bashku. Duke njohur natyrën e tij diskrete, reperi ka preferuar që ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes së rrjeteve sociale, duke mos dashur ta shndërrojë në një personazh të famshëm.
Duke qenë se partnerja e tij nuk i përket pjesës së showbizzit, edhe ajo vetë preferon të qëndrojë larg kësaj bote. Por, teksa u shpëton ndjekësve, nuk u shpëton dot miqve dhe të afërmve, që duket se e miratojnë këtë lidhje dhe e kanë pranuar partneren e artistit. Në ato pak rrëfime që ai vetë ka thënë, nuk e ka përmendur kurrë praninë e një femre në jetën e tij. Noizy e ka ndryshuar rrjedhën e pyetjeve gjithnjë kur është pyetur rreth jetës sentimentale.

Në një intervistë për “Revistën Class”, pak kohë më parë, reperi ka folur për projektet muzikore, biznesin si dhe jetën private. I pyetur se si është një grua ideale për të, Noizy u përgjigj “Një grua e sinqertë, e thjeshtë që nuk është shumë e lidhur me make up, nëse ka mundësi fare ose shumë pak. Një femër me karakter, me ndershmërinë si mamaja ime ose si motra ime”.

Ndërsa, i pyetur se a është i dashuruar, reperi kishte këtë përgjigje “Po, me disa femra në fakt: mamin, motrën, vajzën time & mbesën. I dua shumë”. Por, teksa për dashurinë s’ka folur, për planet që ka për jetën e tij, ai ka pranuar të ndajë disa detaje. Kujtojmë se reperi është baba i një vajze dhe ka treguar se në të ardhmen nëse do të bëhet me një tjetër fëmijë, i ka menduar gjërat që do t’i mësojë.

“Mendoj që edhe prindërit duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë. Nëse do ma japë Zoti të kem fëmijën tim të dytë, një çun apo një gocë, gjëja e parë që do t’i jap është boksi, ose çfarëdolloj boksi, është ushqimi dhe muzika. S’mund të jetë fëmija im shkencëtar nëse prindërit e vet nuk i ka diçka të tillë”, tha Noizy pak kohë më parë.

Të gjithëve u bëri përshtypje pak kohë më parë afërsia e tij me Oriola Marashin, mbi të gjitha kur dy të rinjtë e kishin mbyllur raportin e tyre miqësor vite më parë. Në fakt, ajo që u duk si flirt, apo si lidhje është vetëm një miqësi, që tashmë që modelja u nda nga Eros Grezda, vijoi aty ku kishte mbetur. Dy ish-miqtë shkëputën çdo kontakt vite më parë, kur modelja u largua nga labeli “OTR”.

Por duket se muajt e fundit është vënë re edhe një afrimitet mes Oriolës dhe Noizyt. Madje, tashmë, ata as nuk i kursejnë batutat me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Teksa ajo publikoi një foto në ‘Instagram’ e veshur me bikini ku dukej mjaft provokuese si gjithmonë. “Zbrita sot në tokë të shoh se si jetojnë qeniet njerëzore!”, shkruan ajo në foto.

Ndër shumë komente nga fansa të modeles ajo që u vu re ishte komenti ngacmues i reperit Noizy. “Kështu visheni ju në mars? Më merr me vete”, shkruan ai. Ky është vetëm sinjali i fundit që tregon se tashmë dy personazhet kanë marrëdhënien që kishin dikur si miq të mirë.

Miqësia mes reperit dhe modeles Oriola Marashi ka pasur zënka dhe pajtime të herëpashershme, pasi para disa vitesh ata paralajmëruan një bashkëpunim muzikor duke qenë se Oriola u bë pjesë e grupit të Noizy-t (OTR), megjithatë kënga nuk u publikua kurrë, pas kësaj ata nuk ishin miq më në ‘Instagram’ dhe u dyshua se nuk flisnin më me njëri-tjetrin.

Por, veç Oriolës, ai është përfolur edhe për një lidhje me Dhurata Dorën, ku pati dhe një bashkëpunim verën që lamë pas. Një postim i tij në rrjetet sociale për Dhuratën ka ngritur dyshimet se çifti ishte bashkë. Ai ka publikuar një video të shkurtër nga klipi i Dhuratës dhe shkruan: “Më mungon edhe ti gjithashtu”, ku ka treguar se e dëgjon këngën e saj kudo që shkon dhe i pëlqen shumë.

Ju rikujtojmë se dyshja para një viti sollën bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Mi Amor”, i cili është kthyer në hit. Si duket, të dy ata ruajnë ende një raport të mirë mes tyre që nga ajo periudhë. Dhe këtu e kemi fjalën vetëm për një raport miqësor, pasi Noizy duket më i dashuruar se kurrë me vajzën nga Dibra, që, sikurse ai tha, mezi pret t’i bëjë telashe.

Loading...