Këngëtarja e “Tavolina e Mërzisë” po punon aktualisht për realizimin e klipit të parë ku do të jetë solo dhe për këtë, ka udhëtuar deri në Turqi!
“Prive” zbulon se Elvana ka qenë këto ditë në Stamboll për xhirimet e klipit.
Kujtojmë se Elvana Gjata ishte protagoniste e filmit “Dy Gisht Mjaltë”, një produksion i Ermal Mamaqit. Regjisori i filmit është turk, Emir Khalilzadeh.
Ndoshta Elvana- në nivel spekulimi kjo- mund të ketë vendosur të ketë një bashkëpunim të dytë me regjisorin.
Kënga e dytë që do të publikohet nga Elvana këtë verë do jetë një bashkëpunim me një artist të njohur, por nuk jepen më tepër detaje sesa, ajo që duket se do të jenë dy hite verore.
Loading...