Një ‘shtëpi bari’ është gjetur ditën e sotme në Zveçan të Kosovës. Shkatërrimin e shtëpisë së barit, e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka publikuar dhe disa fotografi.
Gjithashtu mësohet se janë arrestuar tre shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.
“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit.
Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 rrënjë kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb nga Serbia dhe 1 shtetas serb i Kosovës,” tha Sveçla.
Loading...