Një incident ndodhi në Oscar 2022. Aktori Will Smith mori vëmendjen e të gjithëve pasi humbi kontrollin duke goditur me shpullë në mes të skenës prezantuesin Chris Rock.
Smith, i cili pesëmbëdhjetë minuta më vonë fitoi aktorin më të mirë për King Richard, doli në skenë dhe e goditi Rock-un në atë që në fillim dukej si një shaka, por humori u kthye në tronditje disa momente më vonë kur Smith, bërtiti “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.
Por çfarë e detyroi Smith që të godiste Chris Rock?
Shakaja e Rock-ut i referohej filmit të vitit 1997 “GI Jane”, në të cilin aktorja Demi Moore luajti rolin kryesor duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi kishte rruar kokën.
“Jada, të dua” tha fillimisht Rock. “Mezi pres ta shoh filmin “G.I. Jane 2”, në rregull?”, kjo është shakaja që bëri Rock duke iu referuar gruas së Will Smith e cila prej kohësh vuan nga kanceri.
“G.I. Jane”, kush ishte ky film? Bëhet fjalë për një film të vitit 1997, ku aktorja Demi Moore me flokët e rruara luante rolin e gruas së fortë.
Mesa duket krahasimi që i bëri gruas së tij me aktoren kryesore në filmin e vitit 97’ nuk i ka pëlqyer Smithit, pasi bashkëshortja e tij nuk i ka prerë flokët për qejf, por për shkak të një sëmundje të rëndë me të cilën u diagnostikua në vitin 2018.