Zbulohet strategjia, si do të kandidojë opozita në zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokratike dhe LSI do të hyjnë bashkë në zona të caktuara për zgjedhjet e 25 Prillit, një deklaratë kjo e bërë publike nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërsa konfirmoi se do të jenë në koalicion së bashku, por me dy lista të ndara, Kryemadhi sqaroi se në zona të caktuara PD dobësohet nëse del me listën e saj të vetme.
“Fuqia e një koalicioni të tërë, pra ajo çfarë është e rëndësishme dhe që ne ngelemi peng, nuk mund të them e medias, por e vetë analistëve politikë herë pas here apo edhe e politikanëve, apo mungesa e eksperiencës e betejës apo e mentalitetit që mund të njohësh Ramën është që opozita është e unifikuar në luftën kundër Edi Ramës, por sigurisht kalkulimet e sjelljes politike të votuesve e japin dhe e maksimalizojnë votën e opozitës në një numër jashtëzakonisht të madh kur ato janë në lista të ndërthurura.

Sigurisht që në qarqe të caktuara do të kemi lista të përbashkëta, por qytetarët do të kenë dy lista në fletët e votimit, apo tre lista, sepse edhe nëse në një qark po themi opozita do të unifikohet me një listë, lista e LSI do të jetë pjesë e fletës së votimit.

Edhe pse diku mund të shkosh në qarkun e Kukësit po themi dhe mund të bëjmë thirrje për t’u dhënë votën kandidatëve të Partisë Demokratike.

Por në Qarkun e Tiranës, Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Vlorës, Beratit, Korçës ne do të jemi në listën tonë të përbashkët, e cila edhe këtu përsëri do të ketë që grupe të caktuara, struktura politike të caktuara të majta do të jenë të përfshira në listën që do të përfaqësojë LSI, ndërkohë që unë besoj se edhe z. Basha do të mbyllë shumë shpejt edhe listën me grupin e aleatëve,” tha Kryemadhi.

Loading...