Zbuloi tradhtinë e të fejuarit/ Ja si ‘hakmarret’ e reja në mënyrën më të çuditshme

Një grua e re ka befasuar jo pak me vendimin e saj “hakmarrës” pas zbulimit të tradhtisë nga i fejuari i saj.

Zoe Butt, e fejuar prej katër vitesh me Paul Botwright ka nxjerrë në shitje unazën që ky i fundit ia kishte dhuruar kur janë fejuar.

Për “Femail: ajo është shprehur:

“Ne u lidhëm në maj të 2015, por që atë kohë ai ishte i lidhur edhe me atë tjetrën.

Shpesh herë i thoja që ka ardhur koha të martohemi, por ai e shmangte gjithmonë dhe nuk e kuptoja arsyen. Kishte një lidhje 4-vjeçare dhe po bënte një jetë të dyfishtë. Familja ime ishte ajo që e kuptoi më parë, pastaj unë. Sapo e mora vesh, u ndava nga ai dhe tani kam shpëtuar”.

Ajo e postoi unazën në Facebook, por askush nuk ia ka blerë…

Me shaka Zoe ka thënë:

“Thjesht doja ta heqja qafe, u përpoqa vërtet ta shisja atë unazë. Por askush nuk e dëshiron për shkak të mënyrës se si e postova. Nuk e kisha idenë se sa mund të paguanin njerëzit për të, thjesht doja që të mos e kisha më. Ai u mundua që të sqarohej, por ishte tepër vonë gjithçka mes nesh ka përfunduar.”

Loading...