Lloje të tjera shijesh mund të tregojnë se pëlqeni qentë ose macet.
Studimi u krye nga “Breyers”, për Southwest News Service (SWNS).
Në të kryerjen e sondazhit morën pjesë 2,000 amerikanë, ku ju dhanë shijet e preferuara të akullores. Kryesisht ishin çokollatë, vanilje dhe luleshtrydhe.
Sipas rezultateve, tifozët e akullores me luleshtrydhe gjejnë dashuri në moshën 24 vjeç.
Ata gjithashtu rezultohet se pëlqejnë të kalojnë kohën duke pastruar rrobat, të dëgjojnë muzikë xhaz dhe të shikojnë filma shkencorë.
Tifozët e akullores me vanilje mund të mos e gjejnë dashurinë deri në moshën 25 vjeç. Ata gjithashtu pëlqejnë qentë, kanë tendencë të jenë introvertë dhe zakonisht janë frekuentues të jetës së natës, më shumë se të tjerët.
Studimi përcaktoi se 52 përqind e të anketuarve, që pëlqenin akulloren me shijen e çokollatës, janë fansa të çmendur të patateve të skuqura.
Ndërsa nga të gjithë të anketuarit 40 përqind e tyre pëlqenin akulloren më arra, por nuk studimi nuk e ka përshkruajtur cilësinë e shijes së akullores.