Zbuloni se cfarë thotë horoskopi për secilën shenjë – 11 Dhjetor 2018

DASHI:

Eshtë një periudhë themelore për ata që duan të vendosin të ardhmen e tyre, edhe sa u përket ndjenjave. Mërkuri nga e marta nis një tranzit interesant, pra mund të vijë një lajm i vogël apo i madh në punë. Nuk ka siguri, megjithatë diçka po shkon më mirë në krahasim me të shkuarën. Të dielën Hëna do jetë në shenjën tuaj dhe do të jetë një moment force në dashuri.

DEMI:

Në dashuri nuk do të eni shanse dhe nëse po prisni një përgjigje, ende nuk vjen. Nëse një person ju pëlqen, nuk keni shumë afrimitet. Eshtë një fazë delikate edhe për ata që kanë një marrëdhënie jetëgjatë. Nuk bëhet fjalë për një periudhë negative, por ndoshta në këtë moment keni prioritete të tjera. Shmangni konfliktet në fundjavë. Mund të ketë ndonjë debat mes bijve dhe prindërve.

BINJAKET:

Shpesh keni dëshirë të ndryshoni. Jeni shenjë shumë kurioze, por ndonjëherë kjo mund të krijojë probleme. Ju pëlqen gjithmonë të gjendeni në situata të reja dhe një ndryshim keni patur që në verë. Disa nga ju në këtë fazë jeni të zemëruar në dashuri. Bëni kujdes sepse nuk është gjithmonë e lehtë të gjeni fjalët e duhura kur flisni me të tjerët.

GAFORRJA:

Këto ditë keni një marsh më shumë, edhe pse në këtë moment ka pak tension. Ndokush mund të ketë një debat për arsye pune apo parash. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të përshtatshme për kontakte dhe për çështje të karakterit profesional. Mes të enjtes dhe të shtunës marrëdhëniet do të kenë më shumë peshë. Dikush mund të fitojë një sfidë të bukur që ka të bëjë me ndjenjat.

LUANI:

Kush është duke jetuar një histori të re dashurie mund të përjetojë emocione të forta tashmë nga e mërkura: në fakt, Mërkuri është i lidhur me Diellin dhe Jupiterin. Dëshira për të bërë dhe eksperimente është me të vërtetë e madhe dhe periudha është pozitive. Tani dihet se ju nuk jeni tipa që kënaqeni dhe gjithmonë dëshironi më të mirën, por gjithashtu duhet të mbahet mend se çdo situatë, që jeton për një periudhë të zgjatur, në afat të gjatë duket të humbasë rëndësinë. Ju duhet megjithatë të kërkoni stabilitet më të madh nga pikëpamja e ndjenjave.

VIRGJERESHA:

Krahasuar me fundin e nëntorit, yjet janë padyshim më të mirë. Disa vështirësi mund të lindin në ditët në mes të enjtes dhe të shtunës, në qoftë se ju jeni të rinj, ose nëse keni mosmarrëveshje me agjencitë ose me një mësues, sidomos kur është fjala për konfliktet burokratike me një kompani. Polemika nuk duhet të harrohet, por të kapërcehet. Mundohuni të shmangni acarimin që ndjeni në këtë periudhë në sferën e dashurisë, sidomos në pjesën e dytë të javës.

PESHORJA:

E marta dhe e mërkura janë ditët më të mira të javës dhe shumë shpejt, edhe nga pikëpamja sentimentale mund të vijnë lajme interesante. Historitë e lidnura mes tetorit dhe nëntorit kanë mundësi të mira që të kenë vijimësi. Konfirmoni ndjenjat tuaja nëse dikush ju pëlqen. Në punë mund të merrni më shumë se sa keni aktualisht. Gjatë fundjavës ka gjithmonë shumë për të bërë dhe mund të mos mungojnë debatet, që burojnë mbi të gjitha sepse keni nevojë për më shumë ndihmë nga ata që keni përreth. Ju jeni në qendër të jetës suaj, gjë që është normale, por do të donit të ndiheshit më të mbështetur.

AKREPI:

Javë në gjysmë mes kënaqësisë dhe pakënaqësisë, kjo ndodh kur keni probleme në punë dhe nuk arrini të deshfroni arsyen. Nëse këtë periudhë diçka në punë ka ndryshuar, nëse keni shefa të rinj, është mirë të dini që pozicioni juaj mbetet i paprekshëm, ose të paktën nëse dikush provon t’ju sulmojë, ju mund të gjeni një tjetër zgjidhje. E marta ndihmon edhe në dashuri, edhe pse nga pikëpamja fizike nuk do jetë ditë e mirë.

SHIGJETARI:

Jeni ju që keni në dorë jetën tuaj dhe nëse ka pakënaqësi duhet të shihni brenda jush për të kuptuar se çfarë nuk shkon. Nëse bëni një jetë që nuk dëshironi dhe nuk ju bën të ndjeheni mirë, duhet t’i përvisheni punës për ta ndryshuar. Do jenë dy ditë të mira, të përshtatshme edhe për ndjenjat, që do të kenë një periudhë edhe më të favorshme duke nisur nga janari.

BRICJAPI:

Këtë javë duhet të fluturoni ulët edhe për shkak të përgjegjësive të mëdha që keni dhe që të tjerët i shkarkojnë tek ju. Kujdes në dashuri deri nesër. Keni mungësinë të bëni një pakt special me një person të shenjës së Ujorit.

UJORI:

Kjo është një shenjë elektrike, por jo vetëm sepse qeveriset nga Urani, që përfaqëson pikërisht elektricitetin në Astrologji, por edhe falë faktit që keni gjithmonë ndonjë ide në mendje dhe nuk ndaleni kurrë. Megjithatë ndonjëherë acarimi nuk shpërblen dhe rrezikoni. Eshtë e domosdoshme pakëz maturi, kujdes mos ejani shumë vonë mbrëmjeve.

PESHQIT:

Rikthehet protagoniste dashuria, por duhet parë nëse mund të jetoni mirë. Disa kanë një problem largësie, të tjerë intimiteti. Keni shumë angazhime në punë në këtë fazë. Java do të zhvillohet në mënyrë të çuditshme, ndokush duhet edhe të rekuperojë. Do jenë ditë shumë të lodhshme dhe nervoze në këtë periudhë.

Loading...