Zbuten kufizimet në Itali, rajoni verior nuk është më zonë e kuqe

Pjesa më e madhe e veriut industrial të Italisë, qe është edhe më i prekuri nga pandemia, nuk do të jetë më zonë e kuqe, ku qytetarët mund të dalin nga banesa vetëm për punë apo për arsye të rëndësishme.
6 rajone të Italisë kalojnë në zonën portokalli, ku kufizimet ndaj bizneseve dhe lëvizjeve janë më pak strikte. Dyqanet jo të domosdoshme lejohen të rihapen por baret dhe restorantet do të vazhdojnë të ofrojnë vetëms hërbimet takeaway dhe delivery.
Edhe pse fituan pak nga liritë e tyre, qytetarët e Milanos shprehen të shetësuar për strategjinë e ngadaltë të vaksinimit në vend

Dështimi në përshpejtimin e vaksinimit ka kushtuar mijëra jetë njerëzish sipas ekspertëve, dhe ka nxitur zemërim ndaj sistemit të fragmentuar shëndetësore sipas të cilit, rajonet marin shumicën e vendimeve dhe qeveria qendrore e ka të vështirë të imponojë një strategji të qartë.

Loading...