Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian ka bërë një deklaratë shokuese, duke aluduar se koronavirusin Covid-19, e ka çuar në Kinë ushtria Amerikane.
Ai shkroi në llogarinë e tij në Twitter të enjten, se ushtria amerikane mund ta ketë sjellë virusin në Wuhan, epiqendrën e Covid-19, nga ku më pas ai u përhap në pjesën tjetër të globit.
“Kur u shfaq pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë të infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Ndoshta ushtria amerikane është ajo që solli epideminë në Wuhan.
Jini transparent! I bëni publike të dhënat e juaja. SHBA-të na e kanë borxh një shpjegim”, ka shkruar ai në postimin e bërë në anglisht, në një mesazh të paprecedent.
Loading...