Zëdhënësi i Zelensky jep njoftimin e shumëpritur

Zëdhënësi i Presidentit ukrainas, Ihor Zhovkva, ka dhënë një lajm të mirë. Zyrtari thekson se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës “kanë ecur përpara”.
Ai tha se gjatë bisedimeve në Stamboll ishin hera e parë që, në vend që të jepte ultimatume dhe vijat e tyre të kuqe, pala ruse dëgjoi qëndrimin ukrainas.

Në një intervistë për Today në BBC Radio 4, zëdhënësi i Zelensky-t tha Ukraina nuk do të lëshonte “asnjë centimetër të vetëm” të territorit, kur u pyet për rajonet lindore.

Ai shtoi gjithashtu se Rusia nuk i kishte tërhequr trupat as nga Kievi dhe as nga Chernihiv, pavarësisht se Kremlini premtoi se do të pakësonte operacionet e saj në ato zona.

Më shumë se 4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për t’i shpëtuar luftës, sipas shifrave të fundit të Kombeve të Bashkuara.
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, thotë se 4.019.287 ukrainas kishin ikur përtej kufijve të vendit që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Më shumë se 2.3 milionë ukrainas janë tani në Poloni.

Loading...