Zef Deda përcillet me duartrokitje nga shtëpia e tij e dytë, teatri ‘Migjeni’, i biri: Baba dhe artist i jashtëzakonshëm

Fjalë zemre dedikuar babait të tij të ndjerë. Aktori i humorit, Julian Deda ka mbajtur një fjalim prekës kushtuar Zef Dedës, që u nda nga jeta dje pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Pasi vlerësoi rolin e tij si baba, por edhe si artist, Julian Deda kërkoi një duartrokitje të fundit për Zef Dedën nga vendi që për të ishte shtëpia e tij e dytë, teatri Migjeni në Shkodër.

“Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjysh i jashtëzakonshëm, artist i madh.

Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë.

E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore.

Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fortë”, e mbylli fjalën e tij Julian Deda.

Loading...