Zelensky, bën deklaratën e fortë ndaj Kombeve të Bashkuara dhe u jep mesazhin e fortë udhëheqësve perëndimorë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një fjalim të mbajtur në orët e vona të natës tha se Kombet e Bashkuara aktualisht nuk ishin në gjendje të kryenin funksionet për të cilat u krijua.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së ekziston dhe siguria në botë nuk ekziston. Për askënd. Kjo definitivisht do të thotë se Kombet e Bashkuara aktualisht nuk janë në gjendje të kryejnë funksionet për të cilat u krijua,”- tha Zelenskyy.

Zelenskyy vazhdoi duke thënë se kishte folur me presidentin francez Emmanuel Macron për situatën humanitare në rajonet e okupuara përkohësisht të Ukrainës.

Zelenskyy gjithashtu bëri thirrje që sanksionet kundër Rusisë të jenë në përputhje me peshën e krimeve të luftës që ata kanë kryer.

“Tani është një moment vendimtar, veçanërisht për udhëheqësit perëndimorë. Dhe kjo nuk ka të bëjë më se si njerëzit tanë do t’i vlerësojnë sanksionet e reja dhe çfarë do të them unë për to,” shtoi Zelenskyy. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si do të vlerësohen vendimet për sanksionet në vetë shoqëritë perëndimore. Pas asaj që bota pa në Bucha, sanksionet kundër Rusisë duhet të jenë në përpjesëtim me peshën e krimeve të luftës të pushtuesve,”-tha Zelenskyy.

Ai tha gjithashtu se vendi po përgatitej të mirëpresë shefen e BE-së Ursula von der Leyen dhe kreun e diplomacisë evropiane Josep Borrell në Kiev në “të ardhmen e afërt”.

Loading...