Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po jep mesazhin e tij prekës në Parlamentin Evropian.
“Të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e përshëndes të gjithëve, pasi nuk mundem të them mirëmëngjesi apo mirëmbrëma, sepse çdo ditë për disa njerëz është e fundit. Unë flas sot për qytetarët e mi, për qytetarët e Ukrainës që po mbrojnë duke paguar dhe çmimin më të lartë, po mbrojnë lirinë. Jam i lumtur që është kjo frymë bashkuese, jam i lumtur që jeni bashkuar të gjithë vendet e BE. Nuk e kam ditur, por ky është çmimi që ne duhet të paguajmë.”
“Çdo ditë për disa njerëz nuk është e mirë si më parë. Qytetarët e mi ukrainas jetojnë sot nën tokë dhe jam shumë I lumtur për atë që kam parë sot nga përfaqësues të Bashkimit Europian, më pëlqen fakti që Europa është e unifikuar në mendimin e saj, vuajtjet e saj kanë shërbyer në këtë drejtim, është një krim I madh që po paguajmë për këtë unifikim. Janë 5 ditë pushtimi nga të gjitha anët.
Nuk i lexoj më letrat dhe shkresat. Sot ne mund të japim dritë dhe forcë besimit që ju sapo thatë. Ukrainasit kanë treguar forcë dhe se janë surprizues. Kanë treguar krenari, jam i sigurt që Ukraina zgjedh të ardhmen evropiane, pra forcën tonë. Ukraina ka zgjedhur Bashkimin Europian dhe këtë mëngjes ishte tragjike pasi qyteti është sulmuar, është qyteti me universitetet më të shumta në të gjithë vendin.
Aty ku janë edhe sheshet më të mëdhaja, është goditur qendra e këtij qyteti. Ishte tentativë e pastër për të vrarë guvernatorin, këto janë krime lufte. Të gjithë qytetarët në atë qytet tashmë janë të bllokuar. 16 fëmijë janë vrarë vetëm dirtën e djeshme, dhe presidentin Putin nuk ndalet duke vijuar disa operacione.
Nuk po argumenton ndaj kujt po lufton. Qytetarët e Ukrainës janë të motivuar dhe të guximshëm dhe po ne luftojmë për të ardhmen tonë për mbijetesën. Unë besoj se do të luftojmë për të qenë anëtarë të barabartë të Europës, për ti treguar BE që ne dritën e shikojmë nga perëndimi dhe ne nuk bëjmë dot pa ju.
Sot ju treguat që jeni me ne. Tani është momenti që ju ta faktoni që ne nuk do të humbim që jeta të fitojë përballë vdekjes dhe ndriçimi përballë errësirës”, tha Volodymyr Zelenskyy ndërsa e gjithë salla e Parlamentit Europian u ngrit në këmbë dhe shpërtheu në duartrokitje.