Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njofton se do të takohen me rusët në Bjellorusi.
“Rezultati i një bisede me Alexander Lukashenko. Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat.
Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë që gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren”, shkruan Zelensky.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar lidhur me rezultatin e bisedimeve të zhvilluara me presidentin rus Aleksandër Lukashenkon.
Volodymyr Zelensky dhe Alexander Lukashenko ranë dakord për një “takim të pakushtëzuar” midis delegacioneve ukrainase dhe ruse “në kufirin ukrainas-bjellorusi në rajonin e lumit Pripyat”.
Zelensky në llogaritë e tij në mediat sociale ka deklaruar “Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat”