Presidenti ukrainas i kërkoi ligjvënësve amerikanë, në një fjalim virtual në Kongres, që të kujtonin sulmin në Pearl Harbor gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sulmin mbi Kullat Binjake, në vitin 2001, duke i bërë thirrje SHBA-së që të bënte më shumë.
“Ashtu siç nuk e priste askush me këto dy ngjarje, ju nuk mund t’i parandalonit. Ne po përjetojmë diçka të ngjashme çdo ditë. Në periudhën më të zezë të vendit tonë, të Europës, iu bëj thirrje që të bëni më shumë. Duhen sanksione të tjera, vazhdimisht, çdo javë, derisa të ndalet makineria ushtarake ruse”, tha Zelensky.
“SHBA duhet të sanksionojë të gjithë politikanët rusë që mbajnë ende postet e tyre dhe nuk distancohen nga ata që janë kundër Ukrainës. Të gjitha kompanitë amerikane duhet të largohen nga tregu rus menjëherë, pasi është i përlyer me gjakun tonë. Rusët nuk duhet të marrin asnjë qindarkë që mund ta përdorin për të shkatërruar njerëzit në Ukrainë”, shtoi presidenti ukrainas.